Vlerat e Frutave

Lëngu i mollës ndihmon kujtesën dhe pengon infarktin

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neurotransmetuesve acetilkolinë të trurit, duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Molla është një nga frutat që ndihmon edhe ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e nga një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë pengon infarktin

Vlerat e ushqimeve

Vlerat e lëngut të mish viçit

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.
Ai përmban minerale të rëndësishme, yndyrna të shëndetshme, kolagjen, amino acide dhe shumë më tepër.

Bëhet fjalë për lëngun e mishit të viçit, i cili përmirëson tretjen dhe sekretimin e acidit hidroklorik që është i nevojshëm për shpërbërjen e proteinave në stomak.

Pamjaftueshëmëria e këtij acidi shkakton çrregullime të lëkurës, anemi, osteoporozë, azëm, alergji e të tjera.

Lëngu mund të konsumohet si supë, ose mund të ruhet për përdorime të mëvonshme në receta të tjera.

Përbërësit e nevojshëm për lëngun në fjalë janë: mishi i viçit me gjithë kocka, perime, kripë, barishte dhe erëza.

Lëngu i mishit ka një shije të pasur dhe të fortë.

Vlerat e lëngut të mishit
Studimet kanë treguar që lëngu i mishit të viçit mbron shëndetin e trurit, forcon kockat, largon dhimbjet e kyçeve, pastron organizmin dhe i bën mirë të gjithë sistemit nervor.

Supa me lëngun e mishit ka aftësi qetësuese për organizmin, është plot me ushqyes që pasurojnë çdo gatim dhe përgatitet në mënyrën më të thjeshtë dhe të lirë.

Lëngu i mishit është jashtëzakonisht i pasur me proteina, veçanërisht sasi domethënëse mineralesh.

Përgatitja e lëngut të mishit

Për përgatitjen e tij mund të zgjidhni pjesën e shpatullës apo të brinjëve.

Hapi i parë i rekomandueshëm është që të vendosni mishin bashkë me kockat për 10 minuta në një furrë të ngrohur më parë në temperaturën 250 gradë.

Kjo mënyrë i shton më shumë shije lëngut të mishit.

Më pas, futeni atë në një tenxhere, së bashku me yndyrën e lëshuar në tepsinë e pjekjes.

Lëngu ka nevojë për një temperaturë të ulët dhe konstante.

Në tenxhere mund të shtoni perimet që plotësojnë jo vetëm shijen, por edhe mineralet.

Lëngu i mishit ka nevojë për pak aciditet.

Për këtë mund të zgjidhni pak uthull, lëng limoni, salcë domatesh ose verë të kuqe.

Lëngu i mishit ka nevojë të ziejë ngadalë për 6 deri në 24 orë, në mënyrë që të përthithen shija dhe mineralet e mishit dhe kockave.

Gjatë kësaj kohe, përpiquni të pastroni të gjithë shkumën e dalë në sipërfaqe.

Në 20 minutëshin e fundit të zierjes mund të shtoni barishte të freskëta si trumëza, hudhra, rozmarinë, dafinë, majdanoz por edhe erëza si piperi i zi.

Ruajtja e lëngut të mishit

Pas zierjes, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kullojeni lëngun duke përdorur një kullesë apo napë të pastër.

Lëngun mund ta hidhni në një kavanoz të madh qelqi.

Mishin e mbetur në tenxhere mund ta shpërbëni me duar dhe ta përdorni në receta të tjera me bazë mishi.

Pasi lëngu të jetë ftohur, mund ta fusni në frigorifer ku mund të qëndrojë një javë ose në ngrirje ku mund të qëndrojë për disa muaj.

Mos i mbushni kavanozët plot me lëng sepse në të kundërt do të thyhen.

Një tjetër metodë e ruajtjes së lëngut është ta hidhni në kubikët e akullit pasi të jetë ftohur. Pas ngrirjes kubikët t’i përdorni kur t’ju nevojiten.

Shënim:

Disa njerëz heqin pjesën e dhjamit nga mishi, ndërsa disa të tjerë e lënë atë për më shumë shije.

Me të njëjtën sasi mishi ju mund të përgatisni edhe një racion tjetër me lëng./AgroWeb.org

Supë me lëng mishi dhe oriz

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
By KuzhinaIme.al Serves: 4
Prep Time: 20 min Cooking Time: 20 min

Ingredients

  • • 1 thelë mish për lëngun (100 gr)
  • • 2 lugë gjelle me oriz
  • • 1 qepë mesatare
  • • 1 karrotë mesatare
  • • Pak gjalp
  • • Pak kripë
  • • Pak majdanoz ose koper (sipas dëshirës)

Instructions

1

Përgatisim lëngun e mishit dhe pasi ka zier mishi e presim në fije fije. Pastrojmë dhe lajmë orizin, e vemë të ziejë në zjarr të ngadaltë, pastaj kullohet dhe e hedhim në lëngun e mishit të valuar ku lihet deri sa të marrë masa një trashësi mesatare. Në fund shtojmë erzat, kripën dhe gjalpin. Ju bëftë mirë../KuzhinaIme.al

Vlerat e Frutave

Pjepri ndihmon kundër stresit

Të luftosh stresin është e mundur duke ngrënë një pjesë pjepri, fruta e stinës i njohur kryesisht për përmbajtjen e lartë të beta-karotenit.

Kështu përveçse është mik i nxirjes, mund të jetë i vlefshëm edhe për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit francez të kërkimit agrikulturor, sipas të cilit një konsumim i përditshëm i antioksiduesve si ai që gjendet tek pjepri mund të ulë nivelin e proteinave të stresit.

Kuriozitete

Ndjenja e humorit mund të ndihmojë kundër humbjes së kujtesës

Ndjenja e humorit mund të ndihmojë kundër humbjes së kujtesës tek të moshuarit dhe të qeshurit rrit aftësinë për të kujtuar duke përfshirë aktivitetin e çdo zone të trurit. Efektet e të qeshurave janë njësoj me ato që arrihen përmes meditimit. Një gjë e tillë sugjerohet nga dy studime të prezantuara në takimin vjetor të Mjekësisë Eksperimentale në San Diego, Kaliforni, raporton agjencia ANSA.

Studimi i parë u krye tek të moshuar diabetik dhe të shëndetshëm, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë pa video humoristike 20-minutëshe dhe ishte pikërisht grupi që pati ulje më të madhe të kortizolit, hormonit që çon në rritjen e sheqerit dhe të stresit dhe tregoi edhe një rendiment më të mirë në testet e kujtesës.

Studimi i dytë tregoi efektet e llojeve të ndryshme të videove humoristike, komike apo antistres tek 32 persona që iu nënshtruan elektroencefalogramës. Ata që kishin parë video të lezetshme tregonin nivele më të larta të valëve gama, frekuencat e vetme që lëvizin në çdo pjesë të trurit duke aktivizuar nivele të larta të integrimit mes funksioneve të ndryshme. Një lloj gjimnastike e trurit që ndihmon për të mbajtur mend më shumë, përmbyllin autorët